Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Olsian Çela raporton në KLP: Vettingu na la pa prokurorë! Nuk kemi as oficerë, kërkuam 250 OPGJ dhe u emëruan vetëm 25

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeprokurori Olsian Çela është duke raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit që drejton gjatë vitit 2021. Në fjalën e tij, Çela është ndalur te mungesa e stafit, kryesisht e prokurorëve dhe oficerëve.

Para kolegëve të tij, anëtarë të KLP-së, kryeprokurori i Shqipërisë është shprehur se në sistemin e akuzës në gjithë vendin mungojnë 116 prokurorë. Sipas tij, “djegia” e prokurorëve në vetting ka shkaktuar këtë boshllëk.

albsig

spring

Gjithashtu, ai është shprehur se është kërkuar dhe një rritje e numrit të oficerëve të policisë gjyqësore. Nga 225 OPGJ që kanë kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme, janë emëruar vetëm 25.

“Viti i pandemisë krijoi probleme në sistemin e prokurorisë edhe vettingu ka krijuar shumë probleme me vakancat. Kemi marrë masa për veprën penale për pastrimin e parave. Përgjatë vitit 2021, mungojnë 116 prokurorë në sistem. Kemi kërkuar rritjen me një numër prej 250 OPGJ, por deri tani janë emëruar vetëm 25”, tha Çela ndër të tjera.

Kryeprokurori sqaroi se ka pasur performancë të lartë mbi 100% në prokuroritë Pukë, Kukës, Mat dhe Fier, ndërsa performanca nën 70% ishte në prokuroritë Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë.

“Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori për vitin 2021 evidentohet performancë më e ulët në Prokuroritë e rretheve gjyqësor Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë me tregues të përformancës nën 70 %, etj,  ndërsa përformanca më e lartë evidentohet në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Pukë, Kukës, Mat e Fier, me tregues të përformancës mbi 100%”.

Pjesë nga raporti i Prokurorisë së Përgjithshme, për punën gjatë 2021:

Gjatë vitit 2021, janë trajtuar 61.015 materiale në shqyrtim , që përbën një rritje prej 4,35% në krahasim me vitin 2020. Janë ndjekur gjithsej 47.512 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 5,97 % në krahasim me vitin 2020, nga të cilat 28.368 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 1,71 % në krahasim me vitin 2020 dhe 940 procedime penale të rifilluara, që tregon rritje prej 46,87 % në krahasim me vitin 2020.

Janë mbartur në vitin 2021, 18.204 procedime penale me rritje prej 11,65 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2020. Është vendosur mosfillimi i procedimit për 13.503 referime dhe kallëzime penale, me ulje prej 0,94 % në krahasim me vitin 2020.

Gjatë vitit 2021 janë përfunduar 25.688 çështje që përbën ulje prej 1,84 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2020, prej të cilave: 40,86 % janë dërguar për gjykim, 22,62 % janë pushuar, 33,72 % janë pezulluar dhe 2,8 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.

Janë dërguan në gjykatë për pushim 4686 çështje ose me rritje 0,83% krahasuar me vitin 2020, prej të cilëve 34,07 % janë pushuar për mungesë fakti. Nga të dhënat rezulton se për 144 çështje gjykata ka vendosur kthimin e akteve dhe vazhdimin e hetimeve ose me ulje 38,19 % krahasuar me vitin 2020, ndërsa në 6 çështje vendosi kthimin e akteve dhe urdhërimin e formulimit të akuzës, krahasuar me 5 vendime të tilla në vitin 2020.

Janë dërguar në gjykatë për kalimin për gjykim 10.507 çështje me akuzë ndaj 12.353 të pandehurve. Krahasuar me vitin 2020 rezulton një rritje prej 5,35 e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 7,38 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2021 janë dënuar 8.371 të pandehur dhe për 144 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm ose krahasuar me vitin 2020 me rritje 4,35 % e numrit të pandehur të dënuar dhe ulje 5,26 % e numrit të pandehurve të deklaruar të pafajshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img