Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Olsian Çela paraqet para KLP-së raportin e të dhënave, Ibrahimi kritikon prokurorët: Është alarmante që nuk bëni pyetje; Policia nuk bashkëpunon me Prokurorinë

Shkruar nga Newsbomb
Olsian Çela paraqet para KLP-së raportin e të dhënave,

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka paraqitur për herë të parë raportin për për funksionimin dhe administrimin e sistemit të Prokurorisë, përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjatë seancës dëgjimore Olsian Çela u shpreh se ka një nevojë emergjente për të plotësuar vakancat në Prokuroritë e Kavajës, Gjirokastrës, Beratit dhe Dibrës.

Nga ana tjetër, kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi ka thënë se është alarmante që anëtarët e KLP-së nuk kanë parashtruar asnjë pyetje për të mësuar më shumë për punën e bërë gjatë kësaj kohe.

"Anëtarët prokurorë në KLP janë të heshtur me pyetjet që duhet ti bëjnë kryeprokurorit dhe kjo për mua është indikacion alarmues. Ky është një argument që bie ndesh me preokupimin tuaj për rritjen e prokurorëve, këtu kemi anëtar të prokurorisë që nuk guxojnë t'ju bëjnë pyetje z.Cela. Ju vini këtu na thoni për rritje profesionale të prokurorëve", tha Ibrahimi.

Më pas ai ka deklaruar edhe se Policia nuk bashkëpunon me Prokurorinë, pasi sipas tij për policin ka përparësi heqja e çadrave pa leje në bregdet se sa një ngjarje më e rëndë.

"Sot gjyqtarët dhe prokurorët janë krejtësisht njësoj, nuk kanë asnjë dallim sa O takon statusit. Dhe mjeti kryesor për të ardhur këtu është shkëputja totale e kompetencave që ka pasur kryeprokurori dhe këtu llogarit vijnë nga një njeri që ka marrë këto kompetenca (kreu I KLP)

Nuk mund të mos theksoj, propozimet tuaja janë të parakohshme ju nuk keni as një vit e gjysmë në detyre.. ende nuk ka dhëne  reforma rezultat sa i takon mbështetjes administrative. Marrëdhënie me publikun, me policinë kemi një oqean me problem që është në përgjegjësinë tuaj totalisht.

Ne kemi bërë pjesën tonë, i kemi bërë prokurorët të pavarur, si emërohen ato si transferohen si ngrihen në detyrë, proces automatik e transparent. Si bëheshin këto punë kur këto kompetenca i bënte kryeprokuror.. ky statusi  prokurorëve kanë marrë pavarësi.

Zyrat e prokurorisë janë dora e dytë apo e tretë në investime, ka nevojë për një revolucion në këto ambiente shërbimi.

Sistemi i menaxhimit të çështje, prokurorë të punojnë në kushte primitive, gjithçka është e pamundur. Kjo është një nga dështimet më të mëdha. I njëjti refren e Prokuroria nuk bashkëpunon me Policinë, oficeri policie i thotë "kam operacion në plazh për heqjen e çadrave",- tha Ibrahimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed