Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kryeprokurori Çela: Do të shtohen vakancat me hartën e re gjyqësore, prurjet e reja janë çelësi i zgjidhjes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela deklaroi sot se harta e re gjyqësore ka për qëllim të amortizojë vakancat në sistem që sipas tij do të vazhdojnë të shtohen.

Në një deklaratë për mediet Çela u shpreh se janë 6 prokurorë që po inspektohen nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Ai shtoi se do të merren masa sa i përket shkollës së magjistraturës, ku viti i tretë të kthehet në stazh professional.

“Ne patëm një takim dje. Ka qenë një shqetësim që e kam paraqitur edhe në takime të tjera për një hartë të re gjyqësore. Mendojmë që në një plan afatmesëm do arrijë të amortizojë vakancat në sistem. Vakancat do të fillojnë të shtohen.Masa do të merren edhe sa i përket funksionimit të shkollës së Magjistraturës së viti i tretë të kthehet në stazh profesional, si modeli i dikurshëm. Projekti i ri parashikon 12 gjykata dhe 12 prokurori të shkallës së parë. Prurjet e reja janë çelësi i zgjidhjes. Ne kemi kërkuar nga ILD inspektimin e 6 prokurorëve. Është çështje që i përket KLP dhe ILD”, u shpreh Olsian Çela.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img