Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Olsi Rama flet për akuzat ndaj tij, tregon pse ka zgjedhur të mos përgjigjet: Nuk dua të bëhem pis në llumin që të tjerët ngrenë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, ka folur në një intervistë në studion e “Ilva Noë” për akuzat që janë ngritur ndaj tij gjatë viteve të fundit.

Ai është shprehur se ka vendosur të mos u përgjigjet këtyre akuzave për shkak se ato synojnë dëmtimin e imazhit të vëllait të tij që drejton qeverinë e vendit tonë.

“Unë mendoj se sulmohet thjesht për faktin e lidhjes sime familjare me vëllain. Mendoj se çdo gjë përdoret për të dëmtuar imazhin e tij. Kam vendosur të mos përligjem pasi nuk dua të bëhem pis në llumin që të tjerët ngrenë. Unë e di se çfarë bëj dhe çdo gjë që bëj është e djretë, e ligjshëm dhe e rregullt.

Nuk bëj asgjë nga ato që më akuzojnë, kështu që për këtë pjesë jam i qetë. Nëse do të më akuzojnë për ndonjë gjë tjetër dhe nëse do të prekem atëherë do të përgjigjem. Deri tani më kanë lënë thjesht indiferent. E di që janë pjesa e pisët e luftës politike që bëhet në Shqipëri është një gjë që nuk nderon ata që e bëjnë në radhë të parë. Akuzat janë të vazhdueshme deri në pikën kur nuk shoh më lajme dhe lexoj vetëm gazetat sportive”, tha Olsi Rama.

Ai është pyetur edhe nëse ka përfituar si drejtor sportiv te Partizani nga fakti se është vëllai i kryeministrit, por është përgjigjur se klubi i Partizanit nuk ka përfituar asgjë nga qeveria.

“Absolutisht jo sepse Partizani nuk ka pasur asnjë tender dhe një terren sportive që ka pasur që përpara shumë e shumë vitesh, dihet se u ndërtuan pallate dhe atë terren sportive për të zhvilluar akademinë i është dhënë që përpara se të shkoja drejtor”, u shpreh Olsi Rama.

Më shumë


spot_img








spot_img