Pas eleminimit nga Big Borther Vip, reagimet e Olsi Bylykut ishin të pakta, pa çka se të gjithë ishim sy e veshë nga ai për të kuptuar se çfarë ndodhi në të vërtetë dhe pse pati hatërmbetje.
Ai nuk mori pjesë në asnjë intervistë dhe nuk ka folur aspak për eksperiencën që pati brenda në shtëpi, edhe pse zgjati shumë pak. E kjo pritje ka marrë fund, pasi pas “kunjave” të hedhura lart e poshtë për produksionin e Big Brother Vip, Olsi ka vendosur që mbrëmjen e sotme të reagojë publikisht lidhur me eliminimin e padrejtë, ashtu si dhe ai e quan, nga Big Brother.
Përmes një postimi në “Instagram”, Olsi ka sqaruar gjerë e gjatë, duke filluar nga “furçat” që bëhen në televizion, te “përdorimi” që ky format sipas artistit i bën konkurrentëve e duke përfunduar te të gjitha arritjet e tij gjatë karrierës. Të cilat ashtu si dhe vetë Olsi thotë që i ka fituar me punë dhe përkrahjen e publikut.
Për më shumë po ju lëmë të lexoni vetë reagimin e Olsit i cili ka vendosur pikat mbi “i” dhe s’ka lënë më asgjë për tu komentuar apo aluduar për daljen e tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Postimi i plotë i Olsi Bylykut:
Eh sa here jam menduar te flas,te mos flas po me mire te flas sepse ne jete nga prinderit dhe fusha qe zgjodha mesova se me e rendesishme se cdo gje ne jete eshte pergjegjsia,ndaj un mendoj qe kam peshen ndoshta me te madhe nga cdo konkurent tjeter qe hyri ne ate show,pergjegjsine ndaj jush sepse JU,ju kisha & ju kam pa BIG!
Si fillim do doja t’ju sugjeroja qe ne jete te punoni shume,te ndertoni & te luftoni shume mbi qellimet tuaja sidomos kolegeve,qe mos te keni kurre luften per mbijetes qe nga ndikimi qe mund te kete nje programacion te kete fuqine mbi ju per t’ju blere cdo norme & vlere ne “kuader te lojes” qe krijon “show” per te sjell “sponsor” e nje “tave” ku kocken e mer fituesi.
I di pyetjet tuaja dhe ne fakt ju kerkoj shume ndjese qe nuk isha ne pritshmerite tuaja,por ne fakt un do te isha me shume se pritshmerite qe ju kishit,pasi per shansin qe me keni dhene te jem i juaji,kurr nuk do ju dal jasht pritshmerive, por per fat te keqe kete produksioni e kuptoj perpara se keto qe po ju shkruaj te thuheshin ne nje nga “netet magjike” te Prime!?
Por ,un i kuptoj rrethanat e gjithsecilit per angazhimin e tyre sepse i kam kolege,shok & miq porrr mendoj se mua
Nuk me bind dot qe do bej HIT,se i kam bo
Nuk me bind dot qe do m’besh film se e kam bo @policeperkoke para 2 vjetesh
Nuk me dhuron dot endrren te kem 1 studio se e kam bo @dodrite
Nuk me bind dot qe mund te krijoj biznes pas daljes sepse do kem reklama ? sepse e kam bo @o2boutiquee @o2_night_club
Apo ndoshta cmimi i madh me tundo?? ndoshta “votat e publikut” qe me eleminuan,tashme ju hoqen kostot per te plotesuar cmimin e fituesit!?
Dhe te gjitha keto fal zotit nuk i ndertova pasi dola nga BIG,por vleresimi punes time nga publiku dhe vec juve ju jam borxhli. Nuk ndaj dot me askend “te mirat” qe mi keni dhene ju sepse JU,ju kisha & ju kam pa BIG!
E ju miq,koleg qe punoni aty nuk ja u marr per keq nese me hiqni follow-n,e kuptoj pozicionin?
Mos me gjykoni nese nuk arrij te kem emisionin qe kerkova per te qene prap afer jush por per fatin e mire edhe un si moderatoret ja kam arritur te kem luksin per nje pause ne televizion,vetem me nje dallim,me ato c’ka fitoj vete.
Per fat te keq, “Shtepia ime e vjeter qenka restauruar” dhe autoreve ju isha lutur mos te tregojne me jashte per gjyqet e mia ( se e keni dhe me gjobe) por nuk ishte gjyq ,por ishte kontrat e pa zgjidhur,sepse doja te formosja 300k perpara se te thoja ate c’ka ndjeja.
Hala se kam maru 1 rracion buke prej nga dita 1 qe jam fut ne industri per 1 qellim,deri sa 2 liderat TV te Shqiperise te kuptojne qe njera “e ardhmja ndertohet me te rinjt” edhe tjetra “nuk shfrytzohen imazhet per benefite tua vetem pse ata skan ndertu siguri financiare”
Kete,shoë i fundit e kuptoj para se ta thoja diku ku mund te shkatrroja shume perceptime…
Me i vogli,me problematiku!