Hapësire reklamuese

Aktualitet

Oligarku rus i lidhur me ish-drejtorin e FBI, Oleg Deripaska pronar i kompanisë që ndërton hidrocentrale në Shqipëri, ka dhe një koncesion

Shkruar nga Newsbomb

Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, është arrestuar për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është akuzuar penalisht vitin e kaluar për shkelje të këtyre sanksioneve.

54 vjeçari akuzohet për shkelje të sanksioneve të SHBA-së duke u përpjekur të largojë Deripaskën nga lista e sanksioneve. McGonigal është një nga ish-zyrtarët e rangut më të lartë të FBI-së i akuzuar ndonjëherë për një krim.

Ndërkohë, oligarku rus rezulton se ka shtrirë biznesin e tij dhe në Shqipëri. Oleg Deripaska rezulton pronar i kompanisë "TREMA ENGINEERING 2", sipas të dhënave të publikuara në faqjen OpenCorporates.al.

Kompania mëmë dhe zotëruesi i këtij subjekti është STRATBAG AG, një shoqëri aksionare e inkorporuar dhe ekzistuese sipas legjislacionit të Republikës së Austrisë. Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, date 31.05.2021, terhequr nga QKB ne daten 30.03.2022, Pronar perfitues i shoqerise eshte:

  • Oleg Deripaska, shtetas rus, i datelindjes 1968, pronar perfitues pasi zoteron 25.9% te kapitalit te STRABAG AG- ortak i vetem i shoqerise TREMA ENGINEERING 2. Data e percaktimit si pronar perfitues: 17.08.2007.

Shoqëri e Kontrolluar nga ky Subjekt:

SHUSHICA HYDROPOWER, një shoqëri konçesionare me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 17.05.2017 sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, me numër identifikimi në regjistrin tregtar NIPT L71729019M, me adresë në Tiranë, Njësia Bashkiake nr 5, Rruga Sami Frashëri, Ndërtesa 19, Hyrja 8, me administrator Ermira Pepaj. TREMA ENGINEERING 2 shpk zotëron 33% të kapitalit të kësaj shoqërie (Sipas të dhënave të QKB deri më datë 30.03.2022).

TREMA-GJOKA JV, një shoqëri e thjeshtë, e themeluar më datë 31.03.2009 sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, me numër identifikimi në regjistrin tregtar NIPT K94023201B, me adresë në Durrës, Nikel, Rinas, Aeroporti Nënë Tereza, me administrator Ilir Trebicka. Shoqëria është e ç’regjistruar. Trema Engineering 2 shpk zotëronte 50% të kapitalit të kësaj shoqërie (Sipas të dhënave të QKB deri më datë 30.03.2022).

Aktualisht kompania "Trema Engineering 2 shpk" është zotëruese e një koncesioni me objekt "Ndërtim, operim, transferim i Hidrocentraleve mbi lumin Shushicë (HEC Drashovicë, HEC Kote, HEC Gjorm dhe HEC Brataj).

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll