Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
1 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Olaf Scholz thirrje Erdoganit: Ndalo kërcënimet ndaj Greqisë, respekto sovranitetin grek

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kancelari gjerman Olaf Scholz, i ka kërkuar Turqisë që të ndalojë kërcënimet kundër Greqisë në një mosmarrëveshje mbi ishujt në Mesdheun lindor, duke u bërë thirrje të dyja palëve që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes ligjit ndërkombëtar.

“Nuk duhet të jetë rasti që partnerët e NATO-s të vënë në pikëpyetje sovranitetin e njëri-tjetrit,” tha Scholz në një konferencë shtypi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë, duke iu referuar faktit se si Greqia ashtu edhe fqinji i saj lindor Turqia janë anëtarë të ushtrisë aleancë.

“Të gjitha çështjet duhet të zgjidhen në bazë të ligjit ndërkombëtar,” tha kancelari, duke shtuar më tej se “ne jemi shumë dakord për këtë”.

Më tej kancelari theksoi se Gjermania mund të ndërmjetësojë mes dy vendeve për zgjidhjen e konliktit.

Turqia vuri në dyshim sovranitetin e Greqisë mbi ishujt e shumtë të banuar dhe të pabanuar grekë në Mesdheun lindor pasi Athina vendosi trupa në ishuj. Greqia e justifikoi masën duke përmendur praninë e shtuar ushtarake të Turqisë përgjatë bregut perëndimor turk.

Gjatë ditëve të fundit tensionet mes Athinës dhe Ankarasë arritën në një nivel kritik, pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi trupat greke në ato ishuj duke thënë se: Ne mund të vijmë papritur në natë.

 

Më shumë


spot_img









spot_img