Hapësire reklamuese

Bota

OKB: Trupat e civilëve të vrarë në Bucha do të zhvarrosen dhe do të nisin hetimet për krime lufte

Shkruar nga Newsbomb
OKB: Trupat e civilëve të vrarë në Bucha do të

Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet ka deklaruar se të gjithë trupat e civilëve të vrarë në Bucha, do të zhavarrose dhe so të identiofikohen, në mënyrë që të mund të hetohet për krime lufte.  

“Jam e tmerruar nga imazhet e civilëve të vdekur në rrugë dhe në varre të improvizuara në qytetin Bucha në Ukrainë”, tha ajo.

“Raportet që dalin nga kjo dhe fusha të tjera ngrenë pyetje serioze dhe shqetësuese në lidhje me krimet e mundshme të luftës, shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”, tha mw tej Bachelet.

“Është thelbësore që të gjitha trupat të zhvarrosen dhe të identifikohen në mënyrë që familjet e viktimave të mund të informohen dhe të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes. Duhet të merren të gjitha masat për të ruajtur provat”, shtoi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu