Hapësire reklamuese

Bota

OKB: Takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit për bombardimet në Jemen

Shkruar nga Newsbomb
OKB: Takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit për bombardimet

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent këtë pasdite, pas sulmeve të nisura nga forcat ushtarake amerikane dhe britanike kundër grupit Houthi në Jemen.

Njoftimi për takimin urgjent është bërë nga Franca, e cila ka në drejtim presidencën e OKB-së për muajin Janar.

“Takimi i jashtëzakonshëm po mbahet me kërkesë të Rusisë”, tha presidenca e OKB-së.

LEXO EDHE: Peleshi: Shqipëria në krah të SHBA-ve dhe Britanisë për sulmet ndaj Houthi

Sipas Francës takimi do të zhvillohet pas një tjetër takimi të planifikuar të Këshillit për situatën në Rripin e Gazës.

"Ne nuk mund të mos jemi të shqetësuar për situatën aktuale në Detin e Kuq (...) Por ne jemi gjithashtu të shqetësuar sepse SHBA dhe aleatët e saj zgjedhin, si shpeshherë, një zgjidhje të njëanshme me përdorimin e forcës," tha më herët ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzia.

Rusia, e cila është vënë kritikuar për atë që Perëndimi thotë se është një luftë e paligjshme në Ukrainë, tha se sulmi në Jemen u krye pa urdhër nga Kombet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania, me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, kanë sulmuar objektivat e përdorura nga grupi i rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen.

Presidenti Joe Biden, tha se ushtarët amerikanë së bashku me ata britanikë ndërmorën të enjten këtë sulm kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq.

“Këto sulme janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedente nga (grupi) Houthi kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq,  përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve për herë të parë në histori”, tha presidenti Biden gjatë një konference për shtyp.

Lidhur me këto sulme reagoi edhe kryeministri britanik Rishi Sunak, i cili fajësoi grupin Houthin për një sërë sulmesh të rrezikshme dhe destabilizuese kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq, duke kërcënuar kështu Mbretërinë e Bashkuar dhe anijet e tjera ndërkombëtare.

Ai e përfundoi deklaratën e tij duke u bërë thirrje anëtarëve të kësaj lëvizje islamike që të ndalojnë sulmet e ture dhe të ndërmarrin hapa për të de-përshkallëzuar. Ndërsa, nga ana tjetër udhëheqësi Houthi, Mohammed al-Bukhaiti ka kërcënuar se SHBA dhe Britania e Madhe do të “kuptojnë së shpejti” se sulmet në Jemen “ishin marrëzia më e madhe në historinë e tyre”.

Sulmet u kryen me raketa Tomahawk të lëshuara nga anijet dhe avionë luftarakë, thanë zyrtarë amerikanë për agjencinë Associated Press. Objektivat ushtarake përfshinin qendra logjistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe depo armësh, thanë zyrtarët.

​Sulmet ishin përgjigjia e parë ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara ndaj fushatës së vazhdueshme të sulmeve me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Sulmi i koordinuar ushtarak vjen një javë pasi Shtëpia e Bardhë dhe një numër vendesh partnere paralajmëruan rebelët Houthi se do të përballeshin me kundërpërgjigje ushtarake nëse nuk ndalonin sulmet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese