Antonio Guterres iu referua për herë të parë që nga marrja e drejtimit të organizatës ndërkombëtare në 2017 nenit 99 të Kartës së OKB-së, i cili "tërheq vëmendjen" e Këshillit të Sigurimit për një çështje që "mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare" Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, mbështeti Guterres në vendimin e tij për vënien në funksion të nenit 99 të Kartës së OKB-së.I've just invoked Art.99 of the UN Charter - for the 1st time in my tenure as Secretary-General.
Facing a severe risk of collapse of the humanitarian system in Gaza, I urge the Council to help avert a humanitarian catastrophe & appeal for a humanitarian ceasefire to be declared. pic.twitter.com/pA0eRXZnFJ — António Guterres (@antonioguterres) December 6, 2023
Borrell shkruan në platformën “X”, se "Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të veprojë menjëherë për të parandaluar kolapsin e plotë të situatës humanitare në Gaza". Nga ana e tij, ministri i Jashtëm izraelit e quajti mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara një "rrezik për paqen botërore". "Kërkesa e tij për të aktivizuar nenin 99 (të Kartës së OKB-së) dhe thirrja e tij për një armëpushim në Gaza janë mbështetje për organizatën terroriste Hamas dhe mbështetje për vrasjen e të moshuarve, rrëmbimin e foshnjave dhe përdhunimin e grave", shkruan ministri i Jashtëm izraelit në rrjetin social “X”. Mbrëmë, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se Izraeli do të lejojë transportin e një sasie "minimale" të karburantit në Rripin e Gazës që e konsideron "të nevojshme për të parandaluar kolapsin" e shërbimeve humanitare dhe "shpërthimin e epidemive".I ask the EU members of the UN Security Council and like-minded partners to support @UN Secretary General @AntonioGuterres’s call.
The #UNSC must act immediately to prevent a full collapse of the humanitarian situation in Gaza. — Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 7, 2023
Sondazh
Poll