Hapësire reklamuese

Bota

OKB miratoi rezolutën për armëpushimin, Hamasi bie dakord, Izraeli kundër

Shkruar nga Newsbomb
OKB miratoi rezolutën për armëpushimin, Hamasi bie dakord,

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi mbrëmjen e djeshme (12 dhjetor) rezolutën që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

153 vende votuan pro rezolutës, 10 kundër dhe 23 abstenuan. E teksa është miratuar kjo rezolutë kanë ardhur edhe reagimet e dy vendeve ë janë në luftë.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Bassem Naeem tha se rezoluta e armëpushimit e miratuar "konfirmon se vullneti mbizotërues ndërkombëtar është në favor të ndalimit të agresionit kundër popullit palestinez".

“Pala që pengon këtë vullnet janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes përdorimit të së drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit”, tha Naeem.

Mirëpo si duket Izraeli është kundër një tjetër armëpushimi. Ai tha se armëpushimi do të jetë i mundur nëse Hamasi liron të gjitha pengjet dhe dorëzon armët.

“Çfarë do të bënin vendet tuaja nëse do të ishit në vendin e Izraelit? Thirrje për armëpushim? Çfarë do të bënte Moska? Pekini? Stamboll? Si do të përgjigjeshit? Të gjithë këtu e dinë saktësisht.

Thuajini Hamasit të ulë armët, të dorëzohet dhe të kthejë pengjet tanë. Kjo do të sjellë një armëpushim të plotë që do të zgjasë përgjithmonë! Pra, pse nuk po e bëni këtë? Pse nuk po i kërkoni Hamasit përgjegjës?. Një armëpushim shërben vetëm për të zgjatur mbretërimin e terrorit të Hamasit”, tha ambasadori i Izraelt në OKB, Gilad Erdan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese