Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

OKB e shqetësuar për luftimet në Zaporizhzhia: Dëmtimi i centralit bërthamor do të ishte vetëvrasje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka thënë se është “shumë i shqetësuar” për luftimet pranë uzinës bërthamore të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

Ai i bëri komentet gjatë një samiti me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe liderin turk Rexhep Tajip Erdogan në Lviv. “Çdo dëm i mundshëm në Zaporizhzhia është vetëvrasje”, paralajmëroi Guterres.

Ishte takimi i parë i Zelensky dhe Guterres që nga prilli, kur Kievi u godit nga raketa gjatë vizitës.

Erdogan i bëri jehonë shqetësimeve të shefit të OKB-së, duke u thënë gazetarëve se ai ishte i shqetësuar për rrezikun e “një tjetër katastrofe të Çernobilit”. Përpara takimit të së enjtes, Zelensky kritikoi sulmet ruse duke i quajtur “të qëllimshme”.

Javët e fundit zona përreth objektit, të cilin Rusia e kapi në mars, është vënë nën zjarr të rëndë artilerie, ku si Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin për sulmet. Moska akuzohet se e ka kthyer objektin në një bazë ushtarake.

Ndërkohë, tre liderët në samitin e Lviv u kanë kërkuar rusëve të çmilitarizojnë zonën sa më shpejt të jetë e mundur.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img