Hapësire reklamuese

Bota

OKB drejt votimit të një armëpushimi humanitar në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
OKB drejt votimit të një armëpushimi humanitar në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara këtë të martë pritet të votojë për armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Kërkesa për armëpushim humanitar do votohet nga 15 anëtarët e Këshillir më 20 shkurt.- thanë diplomatët.

SHBA-ja ka sinjalizuar se do të vendosë veto për një votim të tillë. Më shumë se dy javë më parë, Algjeria ka prezantuar një draft-rezolutë fillestare. Por, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, menjëherë tha se teksti i rezolutës rrezikon negociatat e ndjeshme, që synojnë të arrijnë një pauzë në luftime.

Më 17 shkurt, Algjeria kërkoi që Këshilli i Sigurimit të votojë të martën. Që të miratohet një rezolutë në këtë institucion kërkohet që të paktën nëntë vota të jenë pro dhe asnjë veto.

Fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e kanë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina dhe Rusia.

“SHBA-ja nuk mbështet veprimet në këtë draft-rezolutë. Nëse vjen për votim kështu siç është hartuar, nuk do të miratohet”, - tha ambasadorja Thomas-Greenfield përmes një deklarate.

Izraeli ka humbur thuajse mbështetjen e të gjitha vendeve perëndimore si dhe të SHBA edhe pse jo në dukje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese