Hapësire reklamuese

Bota

OKB bën thirrje: Të mos injorohen shkeljet e të drejtave të njeriut nga Koreja e Veriut

Shkruar nga Newsbomb
Kim Jong Un

Negociatat me Korenë e Veriut kanë ngecur për muaj me radhë, por nëse dhe kur të rinisin, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut duhet të sigurojnë që bisedimet të përfshijnë shqetësimet në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, tha të martën zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Seul.

Grupet e aktivistëve janë ankuar prej kohësh se të drejtat e njeriut nuk u diskutuan gjatë bisedimeve me Korenë e Veriut gjatë 2018-19-ës, të cilat u përqendruan në eliminimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe përmirësimin e marrëdhënieve të Phenianit me Uashingtonin dhe Seulin.

"Çështjet e të drejtave të njeriut deri më tani nuk kanë qenë pjesë e këtij procesi dhe zërat e njerëzve të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, përfshirë gratë, kanë munguar," thuhet në një raport të botuar të martën nga zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Seul.

Raporti, i prezantuar në Forumin Global të Paqes, i organizuar nga qeveria e Koresë së Jugut, thotë se Seuli dhe Uashingtoni duhet të "integrojnë të drejtat e njeriut në bisedimet e paqes dhe çarmatimit bërthamor" dhe "të promovojnë një proces gjithëpërfshirës paqeje" duke përfshirë të arratisurit që jetojnë jashtë Koresë së Veriut.

Ankesat e të arratisurve

Raporti u bazua në intervista me 63 persona, të cilët ishin arratisur kohët e fundit nga Koreja e Veriut, kryesisht në vitin 2018 dhe 2019. Shumë shprehën shqetësime se shkeljet e të drejtave të njeriut nga Pheniani janë injoruar.

"Ky është një zhgënjim për të arratisurit që jetojnë në Korenë e Jugut sepse, në të kaluarën, si Shtetet e Bashkuara edhe Koreja e Jugut kanë ngritur çështjet e të drejtave të njeriut të Koresë së Veriut, por, me fillimin e takimeve të niveleve të larta, çështja e të drejtave të njeriut është zhdukur", u ankua një i arratisur i cituar në raport.

Që nga fillimi i vitit 2018, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është takuar tre herë me Presidentin amerikan Donald Trump dhe ka kryer tre takime të nivelit të lartë me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in. Koreja e Veriut përfundimisht braktisi nga bisedimet, pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan të lehtësojnë sanksionet dhe të ofrojnë garanci të sigurisë.

Disa anëtarë të administratës Trump kanë ngritur shqetësime në lidhje me abuzimet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut. Por vetë presidenti Trump rrallë e përmend çështjen.

Arsyeja

Qeveria e Koresë së Jugut me prirje të majta gjithashtu ka shmangur kritikat e abuzimeve të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut. Në vend të kësaj, Seuli preferon të përqendrohet në zgjerimin e lidhjeve me Phenianin, duke shpresuar se një ditë kjo do të çojë në një Kore të bashkuar që do të respektojë të drejtat e njeriut. Një qasje më agresive, argumentojnë ata, jo vetëm që pengon ribashkimin, por gjithashtu mund të çojë në armiqësi.

"Ne nuk mund të jemi shumë këmbëngulës në diskutimin e kësaj çështjeje," tha Kyung-ok Do, një studiues në Institutin Korean për Bashkimin Kombëtar me qendër në Seul. "Kjo do të… sillte rezistencë nga pala e Koresë së Veriut dhe do të na largonte dhe më tej larg paqes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut ".

Koreja e Veriut vazhdimisht renditet e fundit ose pranë fundit në listën për të drejtat e njeriut në botë, por shpesh acarohet kur vendet e tjera ose institucionet ndërkombëtare përmendin shkeljet e të drejtave prej saj.

Në fillim të këtij viti, Koreja e Veriut sulmoi aktivistët në Korenë e Jugut të cilët shpesh shpërndajnë broshura me mesazhe kundër Phenianit dhe materiale të tjera në Korenë e Veriut. Pas kësaj, Koreja e Veriut shkatërroi ambasadën e saj de facto me Jugun, duke përmendur si pretekst broshurat.

Goditja e Koresë së Jugut

Koreja e Jugut u përgjigj duke kryer një goditje të gjerë ndaj grupeve të përqendruara tek çështja e të drejtave në Korenë e Veriut, shumë prej të cilave janë të drejtuara nga ish-të arratisur. Shumë nga OJQ-të kanë thënë se goditja rrezikon të shuajë të gjithë lëvizjen në Korenë e Jugut për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut.

Zyrtarët me zyrën e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Seul kanë kritikuar lëvizjet e Seulit ndaj OJQ-ve, duke thënë se është e rëndësishme të vazhdohen të theksohen shqetësimet e të arratisurve të Koresë së Veriut.

Ndër çështjet urgjente të të drejtave të njeriut që duhet adresuar, sipas të arratisurve, të përmendura në raportin e fundit të OKB-së janë: diskriminimi i bazuar në biografinë familjare, torturat dhe keqtrajtimet, abuzimi seksual, kushtet çnjerëzore në burgje dhe paraburgime dhe ekzistenca e burgjeve politike.

"Unë sugjeroj fuqimisht që të zhvillohen diskutime mbi çështjet e të drejtave të njeriut," tha një i arratisur i cituar në raport. "Pa diskutuar çështje të të drejtave të njeriut, asnjë çështje tjetër nuk mund të adresohet si duhet."/VOA

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.