Hapësire reklamuese

Aktualitet

OKB bën thirrje: Hetim të plotë dhe besueshëm të rrethanave të vdekjes së Navalny

Shkruar nga Newsbomb
OKB bën thirrje: Hetim të plotë dhe besueshëm të

Për vdekjen e Alex Navalny reagoi dhe zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i cili tha se ishte i tronditur nga vdekja e disidentit rus.

Antonio Guterres bëri thirrje për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent për rrethanat që çuan në vdekjen e tij.

Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, foli më herët për sfida ekzistenciale dhe rrezikun bërthamor, duke theksuar se bota është më e fragmentuar sot sesa gjatë Luftës së Ftohtë.

“Shumë vende e injorojnë Kartën e Kombeve të Bashkuara,” - tha shefi i OKB-së nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, duke iu referuar veçanërisht rastit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës si një shkelje e qartë e saj.

Duke iu referuar Lindjes së Mesme, shefi i OKB-së tha se nuk ka asnjë justifikim për aktet e tmerrshme të dhunës të Hamasit në Izrael që prej 7 tetor 2023.

Lexo edhe: Vdekja e Navalny, Rama: Tragjedia nënvizon rëndësinë e unitetit e vendosmërisë aleate

Alexei Navalny, njëri prej kritikëve më të mëdhenj e të paepur ndaj Kremlinit dhe politikave të qeverisë aktuale ruse, ndërroi jetë në burg ku po vuante dënimin me 19 vite burgim dhe dënime të tjera të cilat mbivendosnin njëri-tjetrin.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny u ndje keq gjatë shëtitjes që kishte bërë gjatë ajrosjes në burg, dhe pasi ishte kthyer në qeli kishte humbur jetën.

Lexo edhe: Akuzohen për vdekjen e Navalny, Kremlini: Gishti i drejtuar nga Moska, i papranueshëm

Lexo edhe: Vdekja e kritikut të Putinit, Igli Hasani: Navalny simbol frymëzimi për shumë njerëz

Lexo edhe: Njeriu që iu bë “ferr” Putinit, dy tentativat e helmimit dhe burgosjet e Navalny

Lexo edhe: Vdekja e Navalny, Macron: Në Rusinë e sotme, shpirtrat e lirë dënohen me vdekje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese