Të paktën 816 civilë janë vrarë dhe 1,333 janë plagosur në Ukrainë deri më 17 mars. Shifrat janë konfirmuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
OKB bën me dije se shumica e civilëve ishin vrarë nga armët shpërthyese, si granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, si dhe sulmet me raketa dhe ajrore,
Sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi OHCHR nuk ka qenë në gjendje të mbledhë informacion nga disa prej qyteteve më të goditura, përfshirë Mariupolin.