Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

OJQ nëpër shkolla për të sqaruar LGBT, sqaron ministria e Arsimit: I kemi përkrahur ne, janë në strategji

Shkruar nga Newsbomb

Duket se nisma më e fundit e disa OJQ-ve për të dalë nëpër shkolla dhe për të ndërgjegjësuar nxënësit për komunitetin LGBT nuk është thjesht nismë e shoqatave joqeveritare.

Sipas dokumentit të publikuar sot nga ministria e Arsimit në një njoftim për shtyp, është një nismë e mbështetur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në kuadër të zbatimit të strategjisë për këtë komunitet.

“Ministria e Arsimit, Sportit, dhe Rinisë, në zbatim të rekomandimeve, por edhe detyrimeve që burojnë nga këto stategji dhe plane veprimi, po vijon konkretizimin e këtyre nismave në bashkëpunim me organizatat joqeveritare për informimin dhe ndërgjegjësime të mëtejshme të target grupeve të ndryshme. Këto trajnime synojnë mënjanimin e steriotipeve gjinorë dhe të diskriminimit, si pasojë e orientimit seksual. Aktivitetet ndërgjegjësuese synojnë reduktimin e praktikave diskriminuese, praktika këto që janë zhvilluar me mbështetjen e mbikqyrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të lëndëve” thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë.

Dalja e grupeve nëpër shkolla, ka ngjallur rebelimin e prindërve të cilët thonë se fëmijët e tyre nuk duhet të dëgjojnë për këto fenomene. Disa në mënyrë me të kulturuar, kanë sugjeruar se nëse do të kishte interes të mund të grupoheshin jashtë shkollave.

Të tjerë reagojnë edhe më ashpër duke thënë se është e pamundur të krijohet një “lavazh truri” te fëmijët në këtë moshë.

Edhe deputetë të kuvendit, të PD, kanë kundërshtuar këtë nismë nëpër shkolla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese