Hapësire reklamuese

Aktualitet

OFL zbret në Tiranë, zbulon 2 ‘shënjestrat’ e rradhës që do deklarojnë pasurinë

Shkruar nga Newsbomb

Dy ‘shënjestrat’ e rradhës të OFL për deklarimin e pasurisë  janë në Tiranë dhe bëhet fjalë për një të dënuar në Itali për vrasje dhe për shkatërrim prone me zjarr.

 A.L, banues në Tiranë i cili është dënuar në Itali për vrasje në rrethana cilësusese dhe E.D po banues në Tiranë i akuzuar për shkatërrim të pronës me zjarr, janë dy subjektet që kanë 48 orë kohë për t’iu përgjigjur me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL mbi pasurinë.

Përgjigjet më pas do ti dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i OFL:

OFL, 20 shkurt

Vijon me intensitet Operacioni Forca e Ligjit, në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po kryen veprime komplekse, për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special.

Në këtë kuadër, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– A. L., me banim Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese”;

– E. D., me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.