Hapësire reklamuese

Aktualitet

OFL zbret në Elbasan, shënjestron 4 të dënuarit e rrezikshëm, mes tyre pronari i laboratorit të kokainës në Xibrakë dhe krahu i djathë i ‘kapobandës’ së trafikut të drogës (EMRA-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
OFL dhe Kelmend Dalipi

OFL vijon aksionin në Elbasan, ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 4 të dënuarve për trafik droge, armësh dhe për grup të strukturuar kriminal.

Bëhet fjalë për; Agron Mehja banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” i cili  është pjesë e një bande në këtë qytet.

Kelmend Dalipi  banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Dalipi është akuzuar si pjesë e grupit Xibraka. Ai është liruar nga burgu nga Gjykata e Krimeve të Rënda në 2018 pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Gjykata pranoi kërkesën e avokatit për lirimin e Dalipit me arsyetimin se i rrezikohej jeta në qeli. Dalipi u dënua fillimisht me 11 vite burg më pas me 7.3 vite burg pasi u akuza si i përfshirë në dosjen “Xibraka” në vitin 2015 ku u zbulua një laborator kokaine.

Bashkë me Dalipin u arrestua edhe vëllai i tij Arjan Dalipit pasi kishin në pronësi magazinën e kthyer në laborator kokaine në Xibrakë.

Eduard Haxhi banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Xhiljano Xhoxhi banues në Elbasan, i dënuar ne Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”; 

Xhoxhi, është arrestuar në Elbasan në 2019 pasi kërkohej nga drejtësia italiane për grabitje dhe trafik droge. Ai është dënuar në Itali me 10 vite burg si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve të forta narkotike.

I denuari ishte pjesë e një grupi, në zbuluar në 2016 gjatë operacionit të koduar “Poter-Al”. Pjesë e këtij grupi ishte dhe djali i ish-deputetit Vangjel Tavanxhi, Ervini. Mësohet se banda drejtohej nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë ishte Xhiliano Xhoxhi.

DETAJE NGA OFL: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- A. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”;

- K. D., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

- E. H., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

- Xh. Xh., banues në Elbasan, i dënuar ne Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.