Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

OFL zbarkon në Vlorë, kush janë 4 të dënuarit për trafikim dhe prodhim të lëndëve narkotike (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

110a774d545195d25dd56f71cedcb684

OFL zbarkon në Vlorë, ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 4 të dënuarve për drogë.

Të dënuarit janë: Julian Toro, Viktor Shoraj (alias Robert Toro), Dino Abazi dhe Daniel Nikaj.

Julian Toro banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Viktor Shoraj (alias Robert Toro), banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Dino Abazi dhe Daniel Nikaj banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Mbajtja e substancave narkotike”;

Daniel Nikaj banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i OFL: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  • J. T., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • V. Sh. alias R. T., banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
  • D. A., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Mbajtja e substancave narkotike”;
  • D. N., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img