OFL zbarkon në Dibër, formular vetëdeklarimi tre të dënuarve për vrasje me paramendim (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:32 01-10-2020 OFL zbarkon në Dibër, formular vetëdeklarimi tre të dënuarve për vrasje me paramendim (EMRAT)

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularin e vetëdeklarimit të pasurisë për 3 persona të dënuar për veprën ‘Vrasje me paramendim’.

Bëhet me dije se i është dërguar formulari i vetëdeklarimit:

Bektash Uka, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Kreshnik Bushi banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Huzri Torba banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta persona kanë 48 orë kohë të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. U., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

K. B., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë;

H. T., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është Klevis Balloku, ‘i forti i Fushë-Krujës' që përplasi sot me ‘AUDI’ punonjësin e policisë, si mori peng familjen e vet në vitin 2014
Nisin kërkimet për eshtrat e të zhdukurve gjatë kohës së komunizmit në burgun e Burrelit »
Article Logic
Execution time: 0.011164903640747
array(1) { ["section"]=> string(97) "ofl-zbarkon-ne-diber-formular-vetedeklarimi-tre-te-denuarve-per-vrasje-me-paramendim-emrat-222327" }