Hapësire reklamuese

Politikë

OFL u përdor për qëllime elektorale? Çuçi i përgjigjet akuzave të Salianjit: Pretendime të pabaza…

Shkruar nga Newsbomb
OFL u përdor për qëllime elektorale? Çuçi i

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i është përgjigjur deputetit të PD, Evin Salianji, i cili në Kuvend tha se OFL është përdorur për qëllime Elektorale.

Çuçi ka konsideruar sukses Operacionin Forca e Ligjit përgjatë funksionimit të tij në goditjen e pasurive të personave të inkriminuar, teksa tha se akuzat e Salianjit janë të pabaza.

“Çfarë është OFL. OFL mbetet një moment historik i luftës së policisë kundër krimit, si një instrument efiçent dhe i shpejtë për të gjurmuar pasuritë e kriminelëve. Pavarësisht se zbatueshmëria mbaroi, rezultatet e OFL-së do i shtrijnë ndikimet edhe në të ardhmen.

Nuk do ketë vakum dhe heshtje, pasi strukturat përkatëse, punojnë për identifikimin e pasurive të kriminelëve. BKH edhe pse ishte krijuar, nuk kishte nisur fillimin e hetimit të saj. Ky akt normativ i dha një shtysë të fuqishme luftës kundër krimit të organizuar, duke e goditur në pjesën që e fuqizon, tek pasuria. Akti normativ, kundrejt ligjit antimafia, e zgjeroi gamën e veprave penale ku policia mund të hetonte. Pretendimi juaj se OFL u përdor për qëllime elektorale, është i pambështetur. Është përgatitur në vitin 2019, dy vjet përpara zgjedhjeve. Është miratuar në vitin 2020 dhe ka pasur efekt vetëm një vit. Akti normativ, ka parashikuar kohën kur do veprohej. Nuk mund të mendosh se ishte një instrument për qëllime elektorale”, tha Çuçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu