Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

OFL u dërgon formularin 3 vrasësve në Tepelenë, do deklarojnë pasurinë edhe hajduti në Tiranë dhe pengmarrësin në Gjirokastër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

06d09fb82f14f79e13118d78426081c7

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar vetë deklarimin e burimeve të pasurisë 5 të dënuarve në Tiranë, Tepelenë dhe Gjirokastër.

Të dënuarit janë Bledar Hasani i dënuar për vjedhje, Selam Qëndro i dënuar për vrasje, Memo Lila i dënuar për vrasje, Sadik Hazizi i dënuar për vrasje dhe Gentian Çani i dënuar për rrëmbim.

Njoftimi i plotë:

OFL, 23 nëntor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bledar Hasani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me    dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”;

Selam Qëndro, banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Memo Lila, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Sadik Hazizi, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Gentian Çani, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img