Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

OFL ‘troket’ në dyert e të fortëve nga Tirana, kush janë 3 të dënuarit për vrasje, prostitucion dhe DROGË që kanë 48 orë kohë (EMRA-DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

24f00834d14880e8ef84d78cf1cd1644

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 3 emrave të njohur të drejtësisë në Tiranë.

Formulari i është dërguar Denis Qordjës, Fatjon Manabejt e Shkëlqim Sharrës, të 3 të dënuar për vepra penale si pjesë e grupit kriminal, trafik droge dhe prostitucion.

Fatjon Manabej është në kërkim në Itali si pjesë e një grupi kriminal. Ai kërkohej edhe nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Aleksandrisë në Itali, në 8 shtator të vitit 2007 e dënoi me 5 vjet e 3 muaj burg për akuzat “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Rrëmbim personi”, “Grabitje me armë” dhe “Marrje e pasurisë së vjedhur”. Kujtojmë se në vitin 2014 ai u arrestua në Tiranë, ku dhe ka vuajtur dënimin.

Denis Qordja (Dervishi) është dënuar më herët për shfrytëzim prostitucioni. Dyshohet se një nga bizneset më të mëdha në zonën e Petrelës që është në pronësi të tij është ngritur me para të pista.

Kurse Shkëlqim Sharra është dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Një ndër arrestimet e tij ishte në vitin 2014, pasi gjat% kontrolleve në Vendkalimin Kufitar Muriqan, iu u gjend në automjet 16 kg drogë.

Sharra, sakaq rezulton të ketë kryer dënimin prej 12 viteve burg për vrasje. Më tej ai akuzohet edhe për prostitucion ku u arrestua në 2014 teksa po nisej në drejtim të Italisë bashkë me një vajzë që shfrytëzonte në Elbasan dhe në zonat përreth.

Të 3 këto të dënuar për 48 orë duhet të dorëzojnë formularin me pasuritë të cilat zotërojnë për të bërë më pas verifikimet nëse e kanë vënë në mënyrë të ligjshme ose jo.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img