Hapësire reklamuese

Aktualitet

OFL 'shënjestron' 2 VRASËS në Lezhë dhe 2 TRAFIKANTË në Kurbin, njëri prej tyre bosi i DROGËS në Spanjë, u kap me një ton kokainë dhe me 1.55 milionë euro (EMRAT-DETAJET)

Shkruar nga Newsbomb

OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 4 të dënuarve, 2 për vrasje dhe 2 për trafikim lëndësh narkotike, në Kurbin dhe Lezhë.

Të shënjestruarit janë: Kastrijot Lalaj, Mark Lleshi, Agron Selmani, Arjan Ndoci.

Kastrijot Lalaj banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim;

Mark Lleshi banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Agron Selmani banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Arjan Ndoci banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Ndoci është një nga dy shqiptarët e arrestuar në Spanje me një ton kokainë dhe me 1.55 milionë euro kesh. Identiteti i tij i vërtetë është zbuluar pas verifikimeve që agjentët spanjollë kane zhvilluar për grupin kriminal, në bashkëpunim me antidrogën amerikane. Ai njihet si bos i drogës.

Njoftimi i OFL: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

K. L., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim;

M. Ll., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. S., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

A. N., banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll