Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

OFL kërkesë për vetëdeklarimin e pasurisë 4 banditëve në SHKODËR, mes tyre djali i këshilltarit i dyshuar për VRASJE (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Operacioni Forca e Ligjit,  po vazhdon të operojë bazuar në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

OFL këtë herë, në ‘shenjestër’ ka vënë 4 banditë në Shkodër.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Muhamed Lici banues në Shkodër (i cili aktualisht është i paraburgosur në burgun e Shkodrës, kreu i grupit të gjobvënësve).

-Ibrahimi Lici  (Djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali)

-Bledar Cafi ( i njohur si i forti i Shkodrës. Cafi akuzohet për disa vepra penale, si vrasje, përdorim armësh dhe eksplozivi në mënyrë të paligjshme, si dhe krime të tjera që ende nuk janë dokumentuar).

-Gëzim Cafi, banues në Shkodër ( i dënuar për akuzat e "vjedhjes me armë me pasojë vdekjen të kryer në bashkepunim" e "mbajtje pa leje të armeve të zjarrit")

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Policia e Shtetit bën me dije, se OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll