Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

OFL-ja ‘zhvendos kursin’ në veri të vendit, u çon formularët kuksianit dhe 5 tropojanëve të dënuar për drogë, grup kriminal e vjedhje (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

2a1cbbb6aa08189540fe70a5ece1b029

Operacioni Forca e Ligjit u ka çuar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë 1 kuksiani dhe 5 tropojanëve të dënuar. Lavdrim Pepkolaj, Arbër Doçi, Besmir Mulgeci, Amarildo Danjolli, Kastriot Brahaj dhe Ilirjan Nezaj kanë kohë 48 orë të vetëdeklarojnë burimin e pasurisë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Lavdërim Pepkolaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

– Arbër Doçi, banues në Tropojë, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;

– Besmir Mulgeci, banues në Tropojë, i dënuar në Itali për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Amarildo Danjolli, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Kastriot Brahaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

– Ilirjan Nezaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img