Tirana
overcast clouds
21.2 ° C
21.2 °
21.2 °
56 %
4.1kmh
89 %
Mër
20 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

OFL-ja u dërgon formularët 4 të dënuarve për vrasje me paramendim, kanë 48 orë kohë të përgjigjen (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

8f5044222384ad084ff04678c7cfa012

Operacioni Forca e Ligjit i ka çuar formularin e vetëdeklarimit 4 personave të dënuar për vrasje dhe vepra të tjera penale.  Besnik Lamçe, Qemal Kaçi, Ermal Lila (Reçi) dhe Vehap Shehu kanë 48 orë kohë të përgjigjen.

Kështu, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Besnik Lamçe, banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja me armë”;

Qemal Kaçi, banues në Burrel, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Ermal Lila (Reçi), banues në Peshkopi, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (vrasja e funksionarëve publikë);

Vehap Shehu, banues në Fushë Bulqizë, Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img