Hapësire reklamuese

Aktualitet

OFL-ja përfundon në Gjykatën Kushtetuese, një i dënuar kërkon t'i hiqet "njolla" si subjekt i saj

Shkruar nga Newsbomb
OFL-ja përfundon në Gjykatën Kushtetuese, një i dënuar

Operacioni Forca e Ligjit është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse misioni i ka përfunduar prej kohësh, një subjekt i këtij ligji ka kërkuar që t'i hiqet kjo "njollë" dhe të mos konsiderohet më si person që e ka pasurinë me prejardhje kriminale.

Bëhet fjalë për shtetasin Edlir Hysenaj.

Ky i fundit rezulton i dënuar për drogë dhe sipas Policisë dyshohet se ka pastruar paratë e kushëririt të tij Emiljano Hysenaj, i cili në Gjermani është arrestuar për pjesëmarrje në një grup kriminal që merrej me trafikun e kokainës. Ata u kapën me 1.8 ton kokainë të fshehur në banane.

Edlir Hysenaj kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me kushtetutën të vendimit të dhënë ndaj tij, si subjekt i deklarimit të pasurisë. Ky është rasti i parë që një rast i operacionit Forca e Ligjit dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Nesër, më datë 8 shkurt Gjykata Kushtetuese ka njoftuar mbajtjen e seancës për shqyrtimin e kërkesës.

Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, u verifikuan 515 subjekte, 255 prej tyre u dërguan në Prokurori dhe deklaruan pasurinë, ndërsa pjesa tjetër u arkivuan.  Në total janë 1970 pasuri, mes tyre janë llogari bankare, automjete, dhe pasuri të paluajtshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu