Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
54 %
5.1kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

OFL-ja i çon formularët Behar Bajoviq dhe dy të dënuarave të tjerë: Të përfshirë në grup kriminal, prostitucion dhe drogë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9707e756361db05b4105073167982204

Operacioni Forca e Ligjit u ka çuar formularët për vetëdeklarim Behar Brajoviq, Artan Prenga dhe Arben Ghete, të dënuar dhe në hetim për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të OFL formulari i vetëdeklarimit u ka shkuar shtetasve të mëposhtëm ata kanë 48 orë kohë për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve.

– Behar Brajoviq, banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

– Artan Prenga, banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;

– Arben Ghete, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

NJOFTIM: OFL, 8 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. B., banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

A. P., banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;

A. G., i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img