Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

OFL i dërgoi formularin 70-vjeçarit që vrau gruan dhe vajzën e tij, humbi toruan pasi gjeti bashkëshorten në krevat me komshiun

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f170f0faee9ab7a0b0ad0cdd0a404c31

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar vetë deklarimin e burimeve të pasurisë, 70-vjeçarit nga Tepelena Selam Qëndro.

Me 4 prill të vitit 2000 ai vrau me armë zjarri gruan dhe vajzën e tij 13-vjeçare. E gjithë ngjarja ndodhi pasi Qëndro kthehet në shtëpi dhe gjen gruan dhe komshiun në një krevat.

Në këtë moment ai e humbet toruan dhe gjatë përleshjes me komshiun, qëlloi me armë zjarri gruan. Në dhomë ndodhej edhe vajza e tyre 13-vjeçare, e cila në tentativë për të shpëtuar nënën e saj, humb jetën pas qëllimit me armë zjarri. Komshiu largohet me vrap dhe shpëton nga vrasja, ndërsa nga gjendja e rënduar psikologjike, Selami bie tre muaj në koma.

Selam Qëndro u dënua me 25 vite burgim dhe pasi doli nga burgu ka rrëfyer në media të gjithë historinë e tij.

“Unë kthehesha nga bagëtitë pasi punoja bari. Kur u ktheva në shtëpi gjeta gruan me komshiun në krevatin tim, ai doli menjëherë nga shtëpia. Ishte shumë e rëndë dhe nuk u përmbajta, mirë ishte që të mos veproja kështu dhe bëj thirrje që askush të mos veprojë kështu në një rast të tillë. Armën e kisha në shtëpi dhe e kisha me leje, e dinte policia. Kisha qenë në Gjirokastër një ditë më parë dhe unë kuptoja që ata donin të më eliminonin. Më është nxirë jeta. Herë unë, herë fëmija qëndronim në mal, shkëmbehesha me radhë. Unë kam ardhur në xhade për në Tepelenë, aty më gjeti dhe policia. Rakip Caka, ishte ai personi i cili më çoi deri këtu. Njëri nga djemtë ishte ushtar, njëri në mal, ndërsa vajzat në shtëpi! Rashë në koma tre muaj pasi ishte një ngjarje e rëndë. Familjarët e familjes Caka hanë dhe pinë me familjen e bashkëshortes time, ta marrë vesh gjithë Shqipëria dhe Tepelena. Unë erdha në shtëpinë time dhe gjeta dikë në shtrat. Armën e mbaja me leje, kisha një pushkë me leje. Nuk e pranoj kurrë që ishte një vrasje me paramendim sepse nuk mund të bëja një gjë të tillë. Personat që më kanë takuar në burg janë vëllai i madh dhe djali i vogël, të cilin nuk e kam pritur mirë. Djali i madh ishte në ushtri, vajza ishte e martuar që në vitin 2004. Kur dola në 20 tetor nga burgu i Fierit erdhi vëllai i madh atë ditë. Pak ditë më vonë erdhi djali dhe më tha që të shkoja të jetoja me të në Tiranë. Isha në qiell të hapur, vëllain edhe kunatën i kam të sëmurë, unë njeriu në kallo nuk i kam shkelur, për atë që bëra kreva dënimin”,-ka deklaruar ai në televizionin “News 24”.

Më pas 70-vjeçari i ka kërkuar ndjesë fëmijëve duke thënë se është penduar.

“Jam penduar dhe mund t’u them fëmijëve më fal. Isha njeri punëtor, njeri i punës, por fëmijëve nuk ua mohoj dashurinë për nënën. Nuk kisha dëgjuar asgjë për bashkëshorten, por dashnori i gruas në 1999 tentoi të më vriste dhe unë mora masa për t’u mbrojtur. Mbrohesha për këtë. Në 1999 në nëntor kam shkuar në polici për kërcënimin. Nuk më ka lavdëruar njeri sepse unë kreva një vrasje të dyfishtë. Unë në mendjen time kisha punën e dhe shtëpinë. Edhe lot të hedhë sot 24 orë nuk do të kthente gjë tjetër. Unë asnjë nuk kam cenuar, nuk shkova në banesën e dikujt tjetër por unë e gjeta tjetrin në shtëpinë time. Këtu nuk erdha të marr lëvdata, vendimet janë pa firmë edhe pa vulë, unë ju drejtova drejtësisë dhe vuajta dënimin. Nuk mund të më deklaronin fajtor me burgim të përjetshëm. Kam ardhur për pavlefshmërinë e dokumenteve. T’i referohemi ligjit, kush e nxjerr një vendim pa firmë? Mua më cenuan. Vendimi është marrë vetëm me firmën e sekretares, plagët e mia nuk i shëron askush në botë”,- ka rrëfyer Selam Qendro.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img