Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

OFL ‘godet’ në Tiranë dhe Kavajë, kush janë 4 të dënuarit që duhet të vetëdeklarojnë pasurinë, mes tyre një vrasës (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

e577c6ccbf5b5f3343a3673b52975f10

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 4 të dënuarve, dy nga Tirana dhe dy nga nga Kavaja.

Të dënuarit janë Ylli Murati, Spartak Kazazi, Blendi Harasani dhe Emiljano Tasho.

Konkretisht:

Ylli Murati, banues në Tiranë, është i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

Spartak Kazazi, banues në Kavajë, është i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Blendi Harasani, banues në Tiranë, është i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Emiljano Tasho, banues në Tiranë, është i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

“OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, thuhet në njoftimin e OFL.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img