Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
72 %
4.6kmh
75 %
Hën
14 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

OFL fut në ‘rreth’ 3 të dënuar për vrasje, trafik droge dhe grup kriminal, mes tyre një i përfshirë në ekzekutimin e ish-efektivit Malko (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e6fd7f92e141b167b183b229e1af421c

OFL u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 3 të dënuarve për vrasje, grup kriminal dhe trafik droge.

Në ‘rrethin’ e OFL janë: Eftim Ziko banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”;

Nikolla Panariti banues në Korçë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”;

Oltian Loga banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

Loga dyshohet se është përfshirë në vrasjen mafioze të ish-efektivit Santiago Malko.

Njoftimi i OFL: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Eftim Ziko banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”;

Nikolla Panariti banues në Korçë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”;

Oltian Loga banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img