Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Oficeri i burgjeve humbi jetën në aksidentin tragjik në Rrogozhinë, vajza e tij gazetare bën postimin prekës: Pse ike o ba?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

483d26fbb608fb924eac182622b6c729

Një prej personave që humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Rrogozhinë ishte efektivi i burgjeve Tonin Mhilli, i cili është dhe babai i gazetares Valbona Mhilli.

Ai ishte nisur për në punë, ku rrugës u përfshi në aksidentin e trefishtë dhe për pasojë humbi jetën.

Vajza e tij Valbona Mhilli, mes dhimbjes ka bërë disa reagime prekëse në rrjetet sociale, ku shkruan se babai i saj i la ëndrrat në mes.

“Pse ike o ba pa mua. Pse e doje punën më shumë se ne o ba? Pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o ba çohu,” shkruan gazetarja.

Ajo gjithashtu ka ndarë edhe disa video në momente të ndryshme pranë babait.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm është shënuar një aksident i trefishtë në Rrogozhinë, ku si pasojë humbi jetën Tonon Mhilli, Merushe Koni dhe bashkëshorti i saj Muharrem Koni, i cili ishte shofer në një nga mjetet, ndërsa është në spital një fëmijë 10-vjeç.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip Audi, shoferi i të cilit është shoqëruar në polici. Personi i shoqëruar është Endrit Lila.

Më shumë

spot_img
spot_img