Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Oficerët e SPAK zbarkojnë në Elbasan, marrin dosjen e Sajmir Beqirit, biznesmeni që dyshohet se u vra me porosi të Çapajve

Shkruar nga Newsbomb
Oficerët e SPAK zbarkojnë në Elbasan, marrin dosjen e Sajmir

Oficerët e Prokurorisë Speciale SPAK kanë marrë nga kolegët e tyre në organin e akuzës në Elbasan dosjen e një ngjarje kriminale të ndodhur 5 vite më parë. Ngjarja ka të bëjë me vrasjen e 11 prillit 2016, ku u gjet i vdekur Sajmir Beqiri.

Ky i fundit është i afërm i Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir) që dyshohet se janë vrarë po me porosi të Ardian dhe Florenc Çapjas. Për këtë ngjarje, xhaxha e nip akuzohen nga SPAK, ndërsa dyshohet se dhe hetimet për vrasjen e biznesmenit Sajmir Beqiri shkojnë të Ardian dhe Florenc Çapja.

Prokurorët e posaçëm pretendojnë se kanë prova të reja për vrasjen e Beqirit, ndaj sot kanë marrë në dorë dosjen, nga Prokuroria e Elbasanit.

Sajmir Beqiri u vra pak ditë pasi në Elbasan u qëllua për vdekje vëllai i Ardian Çapjas, biznesmeni Sokol Çapja.

Organi i akuzës i akuzon Ardian dhe Florenc Çapja për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër 2 ose më shumë personave, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe “Kryerja e veprave penale” në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Florenc Çapja aktualisht ndodhet në dorën e autoriteteve në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Shqipëri, shkruan neësbomb.al. Ai është arrestuar nga Interpol Abu Dhabi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese