Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
24 %
4.1kmh
0 %
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Oficerët e SHÇBA zbarkojnë në Laç: Arrestojnë policin e Patrullës, rrihte bashkëshorten dhe djalin (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Oficerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar kolegun e tyre në Laç. Mësohet se në pranga ka rënë një oficer i Patrullës pasi dhunonte bashkëshorten dhe djalin.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër-Lezhë arrestoi sot në flagrancë shtetasin Nikolin Gjergji 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin. Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij.

Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

SHÇBA bën thirrje për të denoncuar raste të ngjashme të dhunës brenda familjes nga ana e punonjësve të policisë, në numrin e gjelbër (pa pagesë) 0800 9090, ose duke u paraqitur pranë zyrave të SHÇBA në çdo Drejtori Vendore të Policisë së Shtetit.

Më shumë


spot_img









spot_img