Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

OBSH: Vaksinat, shumë efektive kundër variantit indian të koronavirusit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Varianti Delta i koronavirusit është kthyer në një kërcënim të ri, pasi në të gjithë botën janë shkaktuar rritje të numrit të rasteve së të infektuarëve me këtë variant të ri të koronavirusit.

OBSH së fundmi ka bërë të ditur se ky virus mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave të koronavirusit.

Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka disa prova që tregojnë për efikasitet të zvogëluar të vaksinave kundër këtij varianti, i cili për herë të parë është identifikuar në Indi.

Teksa shtoi se në përgjithësi  “vaksinat mbeten shumë efektive”.

“Ky është një mesazh me të vërtetë i rëndësishëm që duam ta bëjmë të qartë. Edhe pse shohim një efektshmëri të zvogëluar, vaksinat mbeten të efektshme në zvogëlimin e sëmundjeve të rënda dhe të vdekjeve përfshirë edhe ato nga varianti Delta”, tha Van Kerkhove.

Ky variant ka çuar në rritje të numrit të rasteve me koronavirus nga Portugalia në Rusi, ndërsa Britania, në fillim të këtij muaji, ka shtyrë për katër javë një fazë të rihapjes së ekonomisë, për shkak të tendosjes së variantit Delta.

Në Shtetet e Bashkuara, aty ku dhe e gjithë popullata po vaksinohet intesivisht, zyrtarët kanë paralajmëruar se ky variant mund të bëhet lloji dominues i koronavirusit gjatë verës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në rastin e variantit Delta, ka regjistruar transmetueshmëri më të madhe, ndërsa shkencëtarët janë duke studiuar arsyet e kësaj.

Por, sipas OBSH-së, nuk ka ende të dhëna që tregojnë se Delta është më vdekjeprurëse.

Studiuesit thonë se simptomat më të zakonshme që lidhen me variantin Delta janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img