Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

OBSH thirrje shteteve të botës: Nuk është koha dhe momenti për t’u relaksuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

65871490575f39232a2ac66ba3a12135 scaled

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u ka bërë thirrje ditën e djeshme të gjitha vendeve që të vazhdojnë me përpjekjet për të luftuar pandeminë e Covid-19.

OBSH është shprehur se më shumë se 7 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa ka përmendur se ky numër do të rritet për shkak se në  Amerikën Qendrore akoma nuk ka arritur kulmin.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk është koha dhe as momenti që vendet të relaksohen, por duhet të përqendrohen që të mos të lejojnë shpërthimin e një vale të dytë.

“Më shumë se gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë, nuk është ende koha për asnjë vend që të relaksohet. Ne duhet të përqendrohemi tani dhe të mos lejojmë shpërthimin e një vale të dytë”, është shprehur Ghebreyesus.

Kujtojmë që deri më tani në rang global 408 988 persona kanë humbur jetë nga koronavirusi, ndërsa 7 211 300 janë të infektuar.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img