Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

OBSH, thirrje për të mos politizuar debatin për origjinën e koronavirusit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka kritikuar debatin e lindur kohët e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës lidhur me hetimet për zbulimin e origjinës së pandemisë së koronavirusit, duke thënë se i gjithë procesi mund të “helmohet nga politika”.

Duke folur në Gjenevë, shefi i emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Michael Ryan tha se ka të ngjarë që të duhen “studime të shumta” për të përcaktuar burimin e vërtetë të koronavirusit, duke thënë se kompleksiteti në këtë mes sugjeron që kjo mund të mos jetë e mundur, shkruan VOA.

Ryan tha se pretendimet e ditëve të fundit lidhur me origjinën e virusit, të nxitura nga urdhëri i Presidentit Joe Biden për agjencitë e zbulimit këtë javë mbi rinovimin e përpjekjeve të tyre për të hetuar burimin e koronavirusit, ishin kryesisht pa prova.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img