Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

OBSH thirrje Europës: Mos përsërisni “gabimin” e verës së kaluar, varianti indian i Covid po përhapet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se vaksinimi i të gjithë popullatës është ende larg dhe u ka bërë thirrje vendeve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura për parandalimin e Covid-19.

“Mbulimi i imunizimit nuk është i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga një ringjallje e virusit. Mbulimi 80% i imunizimit të popullsisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të shpangin përsëritjen e “gabimit” të verës së kaluar, kur masat u lehtësuan para kohe.

 “Me grumbullimet sociale në rritje e lëvizjen më të madhe të popullsisë dhe festivalet e turnetë sportivë që ndodhin në ditët dhe javët e ardhshme, OBSH në Evropë bën thirrje për kujdes. Nëse vendosni të udhëtoni, bëjeni me përgjegjësi. Jini të vetëdijshëm për rreziqet. Zbatoni arsyen e shëndoshë dhe mos rrezikoni”,shtoi ai.

Gjatë dy muajve të fundit, rastet e reja me Covid dhe numri i vdekjeve kanë rënë në të gjithë botën. Për këtë arsye 36 vende të rajonit nga 53 kanë filluar të lehtësojnë masat.

 “Ne të gjithë duhet të njohim progresin e bërë në shumicën e vendeve në rajon, duhet gjithashtu të pranojmë se nuk jemi aspak jashtë rrezikut,” shtoi ai.

Ndër të tjera, Kluge tha se variant “Delta” i cili është idnetifikuar për herë të parë në Indi është një kërcënim për botën.

Sipas tij ky variant “tregon rritje të transmetueshmërisë dhe shumë midis popullatave të prekshme, mbi moshën 60 vjeç, mbeten të pambrojtura”.

Më shumë

spot_img
spot_img