Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

OBSH rekomandim shteteve: Kryeni testime edhe në shkolla që të shmanget mësimi në distancë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirje që të kryhen testime për COVID-19 edhe në shkolla, në mënyrë që të shmanget mësimi online.

Sipas OBSH-së, testimet duhet të bëhen edhe kur nuk zbulohen raste të të infektuarve me koronavirusin e ri.

“Muajt e verës u ofrojnë qeverive një mundësi për të marrë një sërë masash që do të ndihmojnë në uljen e niveleve të të infektuarve dhe shmangjen e mbylljes së shkollave”, tha Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën.

Ai shtoi se mbyllja e shkollave “ka një efekt të dëmshëm në arsimimin, mirëqenien sociale dhe mendore të fëmijëve dhe të rinjve”.

“Ne nuk mund të lejojmë që pandemia të grabisë arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve”, tha Kluge.

Më shumë

spot_img
spot_img