Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

OBSH reagon pas kërkesës së Pfizer: Nuk ka të dhëna që tregojnë nevojën e një doze të tretë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas kërkesës së Pfizer se nevojtet një dozë e tretë e vaksinës ka ardhur edhe reagimi i parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas deklaratës së OBSH-së nuk ka të dhëna të mjaftueshme të cilat tregojnë se nevojitet një dozë e tretë e kësaj vaksine.

“Ne nuk kemi të dhëna të mjaftueshme nëse një dozë e tretë e Pfizer do të na mbrojë më shumë nga Covid-19”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu OBSH thekson se të dhënat mbi kohëzgjatjen e mbrojtjes pas marrjes së të dyja dozave të vaksinës, por edhe nëse një dozë përforcuese do të ishte e dobishme dhe për cilat grupmosha nuk janë  të mjaftueshme.

Ky reagim i OBSH-së ka ardhur vetëm disa orë pasi Pfizer tha se do i kërkone nga rregullatorët e SHBA-së miratimin e një doze të trete të vaksinës, për shkak të rrezikut të riinfektimit gjashtë muaj pas vaksinimit duke marrë parasysh përhapjen e variantit Delta.

Më shumë

spot_img