Hapësire reklamuese

Bota

OBSH paralajmëron: 100 mijë persona do të vdesin deri në fund të Lojërave Olimpike, kush mendon se Covid ka kaluar po jeton në “parajasën e budallenjve”

Shkruar nga Newsbomb
OBSH paralajmëron: 100 mijë persona do të vdesin deri në

Më shumë se 100 mijë persona do të humbin jetën nga Covid-19 në të gjithë botën deri në fund të Lojërave Olimpike.

Ky parashikim ka ardhur nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se “pandemia është një test edhe bota po dështon”.

Ai gjithashtu paralajmëroi se të gjithë ata që mendojnë se Covid-19 ka kaluar pasi rastet e infektimeve janë në ulje në vendin e tyre, padyshim që po jetojnë në “parajsën e budallenjve”.

Më shumë se katër milionë persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Këtë vit numri i vdekjeve është më shumë se dyfishi i totalit të vitit të kaluar. Deri në kohën kur të shuhet flaka olimpike në 8 gusht, më shumë se 100 persona të tjerë do të vdesin.

Më herët, kreu i komitetit për organizim të Lojërave Olimpike Verore, Toshiro Muto, tha se nuk mund të përjashtojë mundësinë e anulimit të këtij eventi nëse ka ndonjë shpërthim koronavirusit.

Ai u shpreh se organizatorët janë duke analizuar nga afër të dhënat rreth pandemisë dhe se ai vetë është në kontakt me zyrtarë të tjerë për të marrë vendime të bazuara në informacionet e fundit.

Komentet e tij erdhën në të njëjtën ditë kur zyrtarët kanë raportuar për nëntë raste tjera pozitive të lidhura me persona të përfshirë në këto Lojëra, duke e çuar numrin e personave të infektuar në 71.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll