Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

OBSH kritikon Evropën për vaksinimin: Procesi është i ngadaltë, mund të pengojë në marrjen fund të pandemisë

Shkruar nga Newsbomb
OBSH kritikon Evropën për vaksinimin: Procesi është i

Kreu i Organizatës Botërore  të Shëndetësisë  Hans Kluge ka kritikuar Evropën për fushatën e ngadaltë të vaksinimit.

“Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në Evropë është  e ngadaltë dhe kjo gjë është e papranueshme”,  ka thënë  kreu i OBSH.

Kreu i OBSH ngriti shqetësimin se vonesat në dhënien e vaksinave mund të pengojneë në dhënnien fund të pandemisë, raporton REL.

“Vetëm 10 për qind e popullsisë së Evropës kanë marr një dozë të vaksinës dhe vetëm 4 për qind kanë marr të dy dozat”,  tha drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge.

“Shpërndarja e këtyre vaksinave është shumë e ngadaltë”, tha ai në një deklaratë.

“Ne duhet ta përshpejtojmë procesin duke përshpejtuar prodhimin, duke zvogëluar pengesat për administrimin e vaksinave dhe duke përdorur çdo dozë të vetme që tani kemi nëpër depo”,  u shpreh Kluge.

Sondazh

Poll