Hapësire reklamuese

Bota

OBSH jep alarmin: Varianti “Delta” ka prekur 98 shtete, pritet të jetë mbizotërues në të gjithë botën

Shkruar nga Newsbomb
OBSH jep alarmin: Varianti “Delta” ka prekur 98 shtete, pritet

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka dhënë alarmin për variantin “Delta”, pasi sipas tij deri më tani ky variant ka arritur të përhapet në 98 shtete.

Ai këkroi që shtete të jenë të kujdesshme me lehtësimin e masave, ndërkohë tha se “Delta” pritet të mbizotërojë në të gjithë botën, duke bërë që disa shtete të jenë shumë të rrezikuara.

Britania e Madhe dhe Rusia janë dy shtetet që kanë më shumë infektime me këtë variant, porn ë Rusi numri i viktimave është shumë herë më i lartë. Gjithashtu edhe Australia po goditet nga “Delta”, pasi në ditët e fundit janë regjistruar një numër i madh të infektuarish dhe viktimash.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.