Hapësire reklamuese

Aktualitet

OBSH jep alarmin: Fruthi rikthehet në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Organizata Botërore e Shëndetit, ka dhënë alarmin se fruthi është kthyer në katër vende të Evropës.

Sipas OBSH, kjo sëmundje nuk konsiderohet më e çrrënjosur në Shqipëri, Republikën Çeke, Greqi dhe Britani.

“Po ecim prapa, jemi në rrugën e gabuar”, tha Kate O’Brien nga Departamenti i Imunizimit i OBSH-së.

Fruthi është një sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe. Ajo mund të parandalohet përmes dy dozave të vaksinës MMR, e cila në shumë vende është në dispozicion falas.

Afro 365,000 raste me fruth janë raportuar në të gjithë botën këtë vit, tha OBSH-ja, çfarë do të thotë gati tre herë më shumë sesa në gjysmën e parë të 2018-ës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese