Hapësire reklamuese

Aktualitet

OBSH jep alarmin: Fruthi pushton Europën, 21 mijë të prekur

Shkruar nga Newsbomb

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Europa po përjeton një moment shumë delikat nga sëmundja e fruthit. Numri i të prekurve në gjithë kontinentin ka arritur rreth 21 mijë dhe ka shkaktuar rreth 35 të vdekur në 2017, një shifër kjo e frikshme sipas organizatës.

OBSH raportoi se situata duket më shumë e rënduar në 3 shtete të Europës, ku rekordin e mban Rumania me 5562 të prekur, e ndjekur nga Italia me 5006 dhe Ukraina me 4767 të prekur. Ekspertët kanë këshilluar qytetarët të vaksinohen, ndërkohë që procesi i monitorimit të situatës vazhdon.

Në Shqipëri virusi i fruthit deri tani ka marrë jetën e dy foshnjave në Pediatrinë e Tiranës vetëm disa muajshe e ndërsa numri i të prekurve ka kapur shifrën e 95 personave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese