Hapësire reklamuese

Aktualitet

OBSH jep ALARMIN: 37 të vdekur nga fruthi, mbi 41 mijë të infektuar

Shkruar nga Newsbomb

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar 37 persona të vdekur dhe mbi 41 mijë të infektuar vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti nga fruthi.

 Kjo shifër alarmante është më e madhja në 10 vjeçarin e fundit.

Shpërthimet e epidemisë në Francë, Serbi, Ukrainë dhe Greqi, kanë bërë që rastet e fruthit të arrijnë në nivele rekord në Europë.

Sipas organizatës përhapja e sëmundjes do të ishte e papërmbajtshme në rast se fëmijët janë të pavaksinuar.

Çfarë duhet të dini mbi fruthin:

Fruthi është një sëmundje infektive që prek kryesisht fëmijët. Ai shkaktohet nga një lloj virusi i quajtur paramyxovirus. Ai përhapet nga një fëmijë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtitjes dhe ndonjëherë puthjes.

Cilat janë simptomat e fruthit?

Simptomat do të fillojnë të shfaqen 10 deri në 14 ditë pas infeksionit të virusit të fruthit. Si fillim ato përfshijnë temperaturë, dobësi, humbje të urisë dhe sy të kruajtshëm. Hunda e fëmijës mund të ketë rrjedhje dhe fëmijët mund të humbin volumin e zërit, të kenë një kollë të thatë dhe të bezdisen nga drita. Nga dita e tretë, pika të bardha ose blu do të shfaqen në brendësi të gjuhës. Ato mund të kenë një rreth të hollë të kuq përreth. Këto janë quajtur pikat koplike. Në vazhdimësi të kësaj, skuqje të tjera do të shfaqen në lëkurë. Skuqja zakonisht fillon pas veshëve dhe përhapet në fytyrë, trup dhe më pas në krahë dhe këmbë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese