OBSH ka deklaruar se vaksinat e para do të mbërrijnë në Kosovë në qershor të vitit të ardhshëm duke shtuar se kështu do të mund të mbrohen.
“Prognoza më optimiste është që vaksinat e para do të vijnë në Kosovë në qershor të vitit të ardhshëm, kështu që deri atëherë ne duhet të mbrohemi”, tha Sergy Koryak, përfaqësues i OBSH.
Në 24 orët e fundit humbën jetën 6 pacientë, ndërsa u diagnostikuan 141 raste të reja, duke e çuar numrin total të të prekurve në rreth 13 mijë dhe bilanci i viktimave në 498.
Sondazh
Poll