Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
38 °
Sht
33 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

OBSH e miratoi, Kina fillon përdorimin emergjent të vaksinës së saj “Sinovac” te fëmijët nga 3 deri në 17 vjeç

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kina miraton përdorimin emergjent të vaksinës Sinovac Biotech te fëmijët e moshës midis 3 deri në 17 vjeç, shkruan newsbomb.al. Shefi i vaksinës Yin Ëeidong ka dhënë lajmin në një televizion shtetëror në orët e vona të së premtes.

3 ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinovac, duke thënë se kjo vaksinë i plotësonte të gjitha kriteret që lidhen me sigurinë dhe efikasitetin.

“OBSH sot miratoi vaksinën Smovac-CoronaVac COVID.19 për përdorim emergjent, duke i dhënë vendeve, financuesve, agjentëve dhe komuniteteve të sigurisë se ajo plotëson standardet ndërkombëtare për sigurinë, efikasitetin dhe prodhimin. Vaksina prodhohet nga kompania farmaceutike me bazë në Behing, Sinovac”, njoftoi OBSH.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare shkruajnë sot se Kina ka miratuar për përdorim emergjent tek fëmijët këtë vaksinë. Sipas shefit të Sinovac, se kur ajo do t’ju jepet moshave të reja varet nga autoritetet shëndetësore që formulojnë strategjitë e inokulimit.

Rezultatet paraprake nga provat klinike të Fazës I dhe II treguan se vaksina mund të shkaktojë përgjigje imune te fëmijët 3 deri në 17 vjeç dhe efektet anësore ishin të lehta.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img